E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Video · Ekonomi

Bashkitë, më shumë të ardhura nga taksa e infrastrukturës dhe e pasurisë

Taksa e ndikimit në infrastrukture së bashku me taksën e pasurisë janë dy detyrimet që kanë mbajtur peshën kryesore të të ardhurave vendore në 61 bashkitë, konkretisht me  81.6% të totalit.

 

Taksa e ndikimit në infrastrukturë lidhet me bumin e lartë të lejeve të ndërtimit që bashkitë kanë dhënë në vitin që lamë pas. Ndërsa taksa mbi pasurinë lidhet me  arkëtimin e saj nga ujësjellës kanalizimet, një metodë kjo e cila ka rezultuar eficente. Një studimi i publikuar ketë te enjte ngre shqetësimin se bashkitë nuk mund të krijojnë varësi nga sektori i ndërtimit, pasi ai zhvillohet në mënyrë ciklike.

 

Reklamë

Por ndonëse arkëtimi i detyrimeve nga taksat vendore ka shënuar rritje, sërish bashkitë kanë një raport jo të drejtë në shpenzimin e parave, duke i shpenzuar vetëm 30% të tyre për investime kapitale.

 

Studimi ka evidentuar se edhe detyrimet e prapambetura të pushtetit lokal janë në një nivel të konsiderueshëm, duke bërë që çdo qytetar të ketë një borxh në bashki prej 2500 lekësh.

 

Pas reformës territoriale, detyrimet e prapambetura të bashkive shënuan një rritje të konsiderueshme, për shkak të borxheve të pashlyera nga shumë komuna.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë