Subscribe

Liqeni i Farkës po kthehet në një zgjedhje e bukur për të gjithë ata qytetarë që duan ta kalojnë kohën e lirë dhe fundjavën larg zhurmës së qytetit, në një mjedis që ofron qetësi, por edhe ajër të pastër.

 

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shëtitores që rrethon Liqenin, ashtu edhe përmes pyllëzimit, Farka po merr formën e një parku të mirëfilltë.

 

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur fazën e dytë të pyllëzimit të Parkut, ku vetëm në muajin mars janë parashikuar të mbillen rreth 2 mijë pemë të llojeve të ndryshme.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se Parku i Liqenit të Farkës po bëhet vendi i dytë më tërheqës, pas atij të Liqenit të Tiranës. Ai shtoi se përveç mbjelljeve që po bëhen në parkun e Liqenit të Farkës, po punohet paralelisht edhe në disa pjesë të tjera të asaj që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si Pylli Orbital, ndërsa ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në këtë drejtim.

 

Sipas Veliaj, pjesë e përfaqësive diplomatike dhe donatorë të tjerë vendas i janë bashkuar thirrjeve të bashkisë, duke
kontribuar në blerjen e fidanëve që do të bëhen pjesë e projektit për mbjelljen e 2 milionë pemëve deri në vitin 2030.

 

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, u shpreh optimist me ritmet e punës për mbjelljen e pemëve të reja, duke theksuar se brenda marsit numri i tyre do të tejkalojë numrin  e pemëve të mbjella vitin e kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *