Subscribe

Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve ne Parkun e Liqenit të Farkës dhe zonën e Kasharit.

 

Me ndihmën e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe te disa bizneseve u mbollën rreth 100 pemë të reja, bli e gështenjë.

 

 “Jam shumë i lumtur që bashkë me kolegët e Bashkisë, të cilët këtu kanë mbjellë 3.000 pemë sipas një programi, çdo fundjavë, për aq sa na lejon stina e mbjelljeve, na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Dy mundësi kemi; o të mbjellim paqe, pemë, dashuri dhe shpresë, ose të mbjellim sherr e grindje mes njëri-tjetrit. Unë besoj se qoftë edhe me simbolikën e 100 pemëve që Komuniteti Mysliman na jep sot, vjen edhe një mesazh fantastik në kontekstin e gjërave që po ndodhin. Më mirë me mbjellë një pemë, duke krijuar një vend pushimi dhe paqeje për komunitetin e Farkës, se sa me mbjellë sherr e shamatë, të cilat nuk sjellin asnjë dobi për vendin tonë.”

 

Duke theksuar se në dy vite janë mbjellë mbi 50 mijë  pemë, 3 mijë prej të cilave në Farkë, kryebashkiaku deklaroi se është detyrë e qytetarëve që të mbrojnë natyrën dhe mjedisin.

 

“Zoti na ka falur një natyrë fantastike, këto kodra, këtë liqen, gjithë këtë hapësirë të përbashkët që quhet Shqipëri. Besoj se jemi të gjithë të qartë për një gjë: Atë që na ka falur Zoti, e kemi shkatërruar me duart tona, ose duke ndërtuar pa leje, ose duke zaptuar natyrën, duke prerë pyjet. Por, kjo ka ndryshuar.”

 

Ai shprehu besimin se nisma e Komunitetit Mysliman dhe biznese do të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera për krijimin e hapësirave të reja që do të shërbejnë si vend çlodhjeve për të gjitha grupmoshat në Tiranë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *