E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia Bulqizë e pafuqishme, nuk gjen zgjidhje por i vendos shirit zonës së përmbytur

Bashkia e Bulqizës nuk ka gjetur nde një zgjidhje për zonën e përmbytur në lagjen e vjetër të qytetit. Terminali i autobusëve, rruga lidhëse mes dy lagjeve dhe bizneset e zonës vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit.

Niveli i ujit sa vjen e rritet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut që mbajnë mbërhyer vendin që prej së Martës.

Reklamë

Bashkia Bulqizë ka dështuar disa herë për zgjidhjen e problemit, ndërsa as mjeti zjarrfikës nuk arriti të largojë ujin nga terminali i autobusëve.

Bizneset e zonës vijon të jenë të penalizuar nga ushtrimi i aktivitetit të tyre ndërsa zgjidhja e vetme që jep pushteti vendor në Bulqizë është vendosja e shiritit për të mos lejuar kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në zonën e përmbytur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë