Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Bashkëpunimi me shqiptarët “pasuroi” kryeinspektorin e policisë së Madridit, një milionë euro për çdo ngarkesë droge që mbërrinte e sigurt në Spanjë!

9 Dhjetor 10:51

SPANJË – Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal (UDEF), nuk punoi i vetëm. Oficeri i policisë, i njohur si ‘El Anodino’, aktualisht i burgosur në burgun Estremera, kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme që lidhen me trafikun e drogës.

Sipas mediave spanjolle, deri tani janë arrestuar gjashtë persona: Óscar Gil, gruaja e tij Noelia R.P. (gjithashtu agjente e Policisë Kombëtare), kunata e tij Yolanda R.P dhe tre burra të tjerë që ishin të angazhuar në pastrimin e parave.

Lexo edhe :

Related Posts

Skandal në Spanjë, kryeinspektorit të policisë në Madrid i gjenden 20 milionë euro të fshehura në murin e shtëpisë, një milionë në komisariat

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.

Në këtë fazë hetimi janë kryer kontrolle në shtëpi të ndryshme në Barcelonë dhe Madrid. Hetuesit besojnë se ish-kreu i UDEF-it fsheh rreth 27 milionë euro në një pronë tjetër në kryeqytet.

Ndërsa 20 milionë euro janë sekuestruar.

Hetuesit gjithashtu dyshojnë se ai fsheh edhe 15 milionë euro të tjera në kriptovaluta.

Dubai

Të gjitha rrugët të çojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Hetuesit dyshojnë se në Dubai mbahet një pjesë tjetër e parave që janë fituar nga trafiku i drogës i kryer nga ai që njihet si “Karteli Ballkanik” një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut në vitet e fundit.

Hetimet nisën pas sekuestrimit të sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë, 13 ton drogë që u gjetën në një kontejer në portin e Algeciras. Droga vinte nga Ekuadori.

Droga i përkiste grupit të shqiptarëve, ndërsa i përfshirë ishte edhe Óscar Sánchez Gil.

Hetuesit besojnë se Óscar Sánchez Gil bashkëpunonte me mafiozët në Evropën Lindore për t’i ndihmuar ata të çonin mallin në mënyrë të sigurt në portet spanjolle pa u zbuluar nga policia.

Pozicioni i tij i lejonte t’i jepte informacion trafikantëve të drogës në mënyrë që ata të mund ta futnin drogën në mënyrë të sigurt në Spanjë. Në këmbim, ish-kreu i UDEF-it do të merrte deri në një milion euro për çdo dërgesë.

Në fazën e parë të operacionit, 20 milionë euro cash u gjetën të fshehura në shtëpinë e Óscar dhe Noelia, një rezidencë luksoze në komunën e Alcalá de Henares, së bashku me një koleksion makinash luksoze. Ndërsa 27 milionë  euro të cilat dyshohet se i fsheh si dhe pasuria në kriptovaluta nuk janë gjetur ende.

Nuk ka asnjë marrëveshje

Çifti i policisë aktualisht ndodhet pas hekurave. Óscar dhe gruaja e tij kanë dy vajza të mitura. Siç raportohet nga El Confidencial, hetuesit i kanë propozuar një marrëveshje Sanchez Gil, nëse ai do të pranojë ku i ka fshehur paratë, gruaja e tij do të lirohet me kush për t’u kujdesur për fëmijët. Por Sánchez Gil refuzoi ofertën.

Megjithatë, dyshohet se një pjesë e madhe e parave të përfituara nga trafiku i drogës mund të fshihen në Dubai. Dhe ky është një problem, pasi vendi i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk bashkëpunon me vendet e tjera për hetimet dhe as për ekstradime.

Autoritetet e Dubait janë një mur i pakapërcyeshëm për operacione të mëdha kundër pastrimit të parave./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
droge Óscar Sánchez Gil shqiptaret Spanje

Nga e njëjta kategori

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj arrijnë 2.71 metra gjatësi

më shumë...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në Ceuta me parashutë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.