Koalicioni Bashkë Fitojmë nuk ka regjistruar asnjë emër në fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Kjo gjë ka nxitur debate në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS në KQZ, tha sot se nuk e kupton se pse nuk e duan emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, dhe se kjo krijon konfuzion.

 

Ligji e bën të qartë dhe thotë që fleta e votimit duhet të jetë e qartë, të mos ketë asnjë paqartë. Nuk thuhet arsyeja se pse nuk vendoset emri. PD thotë që krijohet konfuzion ndërkohë që nga subjekti i ‘Bashkë fitojmë’ nuk e thonë arsyen se pse duan që të mos vendoset. Në dokumente e thoni kush është kryetari ndërsa në fletën e votimit nuk e doni. Ju lutem ftojeni subjektin zgjedhor që të paraqesë se cilin emër duan si drejtues të koalicionit, edhe pse për ne është shumë e qartë”, tha Salianji.

 

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Ai tha se po shkelet ligji me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë. Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”.

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i la koalicionit një orë kohë që të japë emrin e drejtuesit dhe të vendoset në fletën e votimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *