Subscribe

Eduard Selamit i eshte dashur te prese me shume se nje ore per t’u takuar me demokratet e njësisë nr 5 ne kryeqytet, pasi kreu i kesaj dege te PD Ndricim Babasi ndodhej me Lulzim Bashen. E kjo ngjarje i ka shërbyer kandidatit Selami te perserise akuzat se gara per kreun e PD po zhvillohet ne kushte te pabarabarta.

 

Ndricim Babasi: Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin.

 

Eduard Selami: Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë.

 

Si ne çdo takim te kesaj fushate mediat nuk jane lejuar te marrin pjese dhe ne kete rast filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, mungese transparence kjo per te cilen Selami ka bere përgjegjës Lulzim Bashen

 

Eduard Selami: Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti  për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër.

 

Selami ka premtuar ndërtimin e nje partie me demokratike duke mos i kursyer kritikat edhe ndaj atyre qe sot jane rreshtuar kundër Lulzim Bashes.

 

Eduard Selami: Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën. U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto jane fakte dhe realitet.

 

Por demokratizim te PD ka premtuar edhe Lulzim Basha. Gjate takimeve ne Tirane e Kamez Basha ka theksuar se do te zbatoje parimet e çadres per ti dhene me shume te drejta anëtareve te PD.

 

Lulzim Basha: Për mua ky mekanizëm kalon përmes parimeve të çadrës së lirisë, të Republikës së Re ku iu thamë shqiptarëve që mbi të gjitha Republika e Re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit, se që këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD. Dhe se ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, aktive dhe jo pasive të Partisë Demokratike, si trupën vendimmarrëse.

 

Basha ka përsëritur sulmet ndaj mazhorances per manipulimin e procesit te 25 qershorit.

 

Lulzim Basha: Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore.

 

Sipas Bashes pas zgjedhjeve parlamentare është faktuar se PD është e vetmja force politike qe i tregoi se nuk pranon bashkëpunim me krimin per te fituar zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *