Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë, ku këtë të enjte u ndal në Vlorë.

 

Basha, në fjalën e rij teksa theksoi se ka një platformë për ndryshimet kushtetuese, tha se marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

 

Një klasë politike e vjetëruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për tu shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapsirë për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapsirë në kuptimin e moshës.

 

Shikoni çfarë ka ndodhur!

 

Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Si mund ta ndryshojmë këtë?

 

Duhet të biem dakord që kjo nuk ndryshohet e gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike; me sharje, me banalitete, me kërcënime, me demagogji, me tallava nuk vjen as debati nuk dëgjohet, jo më të ndryshohet diçka.

 

Që të ndryshojme, jam i bindur, që gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve; dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve.

 

Kjo, në mendimin tim është e para që duhet të bëjmë.

 

E dyta, duhet të kuptojmë që ky s’mund të jetë një projekt që bëhet për emra të përveçëm. Sepse ndryshimet e Kushtetutës në 2008 u bënë me dritëshkurtërinë e përfitimit të menjëhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *