Basha vijon takimet në Kosovë: Politika shqiptare mund të marrë mësim nga ajo kosovare

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kryetari i PD, Lulzim Basha takoi kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në fjalën e tij, Basha tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të konkludohet me njohje reciproke.
Ai vlerësoi politikën kosovare dhe tha se partitë në Shqipëri duhet të marrin shembull.
“Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën janë një përvojë e vyer për mua ndaj dhe angazhjimi i parë që kam marrë që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë. U dakorduam se procese të tilla si dialogu me qëllim njohjen reciproke shërben më mirë mes një bashkërendimi strategjik me dy partnerët SHBA dhe BE. Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës që kanë treguar se dinë të përballen me maturi e mençuri me sfida. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri mund edhe të marrin mësim nga Kosova. Shërbimi më i mirë është heqja dorë nga protagonizmi i pavend dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ në Shqipëri.”




