E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha vijon akuzat ndaj Berishës: Halli i tij, ta kthejë partinë në mburojë përballë SHBA

Në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Lulzim Basha u ndal te data e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.

 

Reklamë

Ndërsa u shpreh se Kryesia e PD votoi që Kuvendi të thirret më 18 dhjetor, e jo më 11, ai akuzoi Berishën se nuk njeh asnjë institucion të PD dhe as vendimmarrje.

 

Reklamë

Qëllimi i ish-kryeministrit, sipas Bashës, është që ta shndërrojë PD-në në një mburojë të veten përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Kjo histori e përdorimit te demokratëve si mburoje e interesave personale te kujdo merr fund njehere e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti, ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara…Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë se njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD.”

Më shumë video

Reklamë