E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha “video-live” që në mëngjes: Takim me bizneset që u braktisën nga Rama

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha e ka nisur ditën duke publikuar një video-live në “Facebook” nga njësia numër 5, te “Ura e Selitës”, ku do të zhvillojë bisedime me qytetarët e zonës, kryesisht me pronarët e biznesit të vogël.

Lideri i PD-së akuzoi qeverinë se i ka braktisur shqiptarët duke i lënë në mëshirë të fatit.

Reklamë

“Është një mëngjes plot me lëvizje, por numri i njerëzve në dyqane është shumë i vogël, dhe numri i atyre që po pijnë kafe është më i vogël se herët e tjera”, tha Basha.

Sipas Bashës, kriza ekonomike do të thellohet edhe më shumë nëse kreu i qeverisë vendos të pasurojë vetëm oligarkët.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/320228068965855/

Më shumë video

Reklamë