Subscribe

Partia Demokratike prezantoi këtë të mërkurë programin “Shqipëria fiton turizmin”. Lideri demokrat, Lulzim Basha u zotua se turizmi do të jetë përparësi e PD.

 

Ai deklaroi se do të dyfishohen kapacitetet akomoduese e do të rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën. Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%. Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë. Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune. Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike: Bregdetare Malore Rurale Kulturore Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë. Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë. Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit”, deklaroi Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *