E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha tur takimesh me qytetarët, PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Nga e hena lideri i opozitës Lulzim Basha do te nise nje tur takimesh ne te gjithë vendin. Çdo dite përgjatë gjithë muajit nëntor Basha do te zhvilloje takime me qytetaret per ti dëgjuar ata e per tu shpjeguar rrugën ne te cilën duhet te ece Shqipëria sipas Partisë Demokratike.

 

Takimi përmbyllës i këtij turi do te mbahet ne Greqi ku lideri i opozitës do te bisedoje me shqiptaret qe jetojnë atje. Paralelisht me turin e degjesave, strukturat e Partisë Demokratike kane marre porosi te punojnë per tu bere gati per zgjedhje. Kryedemokrati ka zhvilluar paraditen e te shtunës nje takim me krerët e degëve duke pasur ne fokus pikërisht përgatitjet per zgjedhjet. Ne çdo dalje publike, lideri i opozitës Lulzim Basha ka theksuar se zgjidhja për krizën politike ku ndodhet vendi, janë zgjedhjet e parakohshme lokale e parlamentare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë