Subscribe

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha shprehu përkrahjen e tij për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin që akuzohen për krime lufte. Me anë të një postimi në “Facebook”, Basha tha se në fund të këtij procesi do të dalë në pah pafajësia e tyre.

 

“Anëtarët e UÇK-së, pjesëmarrës në këtë luftë të pabarabartë, janë përballur e kanë dalë faqebardhë ndaj akuzave të ndryshme që janë ngritur ndaj tyre. Të tjerë luftëtarë po përballen sot. Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës. Lufta e UÇK-së pati në krah të saj Aleancën e Atlantikut të Veriut me në krye SHBA, sepse ishte një luftë e drejtë.”

 

Më herët, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu shprehu besimin se Thaçi , Veseli e Krasniqi do të dalin faqebardhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *