Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një vjetorin e tërmetit ka zgjedhur të takojë familjen e Bujar Cukes në Thumanë, i cili në 26 nëntorin e vitit të kaluar humbi bashkëshorten dhe djalin.

 

Bujari sot jeton në Tiranë, por shqetësimi i tij është që ende nuk është bërë drejtësi për Thumanën.

 

 “Ra tërmeti i 21 Shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhëm për së dyti. I thashë: Pse keni ardhur? Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet. Më tha: e kemi seriozisht, do bëjmë diçka për ju,- tha. Më thirrën te minibashkia, duhet të dalësh nga shtëpia se tha, shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qira. Gjeta shtëpi me qira, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ato.”

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Bashkë me ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe me dëshirën për t’i dhënë forcë çdo kujt në emër të të gjithë shqiptarëve dua të shpreh edhe njëherë indinjatën që një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar.

 

Basha  ka premtuar se pas 25 prillit realiteti do te jete ndryshe

 

“Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe.”

 

Nga ana tjetër në selinë e partisë demokratike, ish-deputetët e PD kanë publikuar ato që opozita i cilëson abuzim me procesin e rindërtimit, duke nisur nga procesi i rindërtimit

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

 

“Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, në mënyrë që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave.”

 

DHURATA  ÇUPI

ANETARE E KRYESISE, PD

 

“Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha. “

 

Sipas opozitës një vit pas tërmetit është e qartë se qeveria ka dështuar me procesin e rindërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *