Basha takon Grieve: PD e vendosur për të ndërtuar institucione të forta ligjzbatuese

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Londër, kryetari demokrat Lulzim Basha, zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.
Takimi u zhvillua në Parlamentin Britanik dhe kishte në fokus forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.
Ne bashkëbisedimin me Grieve, lideri i opozites Basha theksoi vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas.
Basha tha më tej se opozita është e vendosur për të ndertuar në Shqiperi institucione të forta ligjzbatuese, sipas tij, të pandikuara dhe te afta per te luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për çështjen e ndryshimit të kufijëve në Ballkan.
“Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike.”, tha Basha.




