Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim këtë të premte ambasadorin e Japonisë, Takada Mitsuyuki.

 

Ai falënderoi ambasadorin për ndihmën e dhënë nga Japonia në sektorët e ekonomisë dhe infrastrukturës.

 

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. @pdshqiperi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin. 🇦🇱🇯🇵”, tha Lulzim Basha në “Tëitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *