Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbylljes së takimit me me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka bërë publike dakordësimin me strategjinë e prezantuar.

 

Kryedemokrati përmes një deklarate për mediat bëri me dije se zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore.

 

“Komisioneri Varhelyi më prezantoi me strategjinë që do të paraqes ai dhe presidentja e re e Komisionit, strategji të cilën unë dhe opozita e mbështesim plotësisht.   Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njeri-tjetrin. Mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar si hap i parë për të çuar drejt demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kriminelët dhe krimi të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët e kështu me radhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *