Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi takimet këtë të premte në Durrës me një biznes të madh prodhues. Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha e krahasoi situatën me kohët e Mesjetës.

“1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu. As në kohët e, ç’të them?! As në Mesjetë nuk ka qenë që 1 mijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh, me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë, thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë  është thjeshtimi i kësaj.”

Lideri i opozitës premtoi mbështetje për eksport, për instalime dhe shfrytëzimin e energjisë diellore për të përfituar energji elektrike. Ai u angazhua që situata e vështirë në të cilën ndodhet biznesi do të ndryshojë dhe me qeverinë e re.

“2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni. Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni. Nuk do t’i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart. Ti japim fund ngecjes në vend numëro apo pengesave të shumta që ju ka bërë deri më sot politikat e gabuara të kësaj qeverie dhe në 25 prill të sjellim ndryshimin edhe për këtë sektor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *