Subscribe

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD kishte sjellë përkohësisht një armëpushim mes dy ish-drejtuesve të partisë më të madhe të opozitës.

 

Por ky armëpushim mori fund sot, kur Lulzim Basha i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit të hetojë liderin historik të së djathtës.

 

LULZIM BASHA
ISH-KRYETAR I PD

“Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet”

 

Por reagimi i Sali Berishës ka qenë i ashpër ndaj Lulzim Bashës. Berisha ka theksuar se është I hapur për çdo hetim, por nga ana tjetër i ka kujtuar Bashës, dosjen “Muzin” dhe prokurorët belgë.

 

SALI BERISHA
ISH-KRYETAR I PD

“Ate thirrje e kam bere une me kohe por personi I vetem qe eshte ne perballje me drejtesine nderkombetare eshte lulzim basha dhe ju prandaj e pyesni per cfare arsye u ktheve nga roma ne tirane dhe nuk shkoi ne shba. Se nese do te shkonte ka dosjen muzin dhe do arrestohej . Nese ka nje njeri qe duhet hetuar pas edi rames dhe ministrave te tij eshte pikerisht lulzim basha. “

 

Basha nuk ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2017, por sipas tij, marrja e vizës nuk është pengesë.

 

“Eskobar më ka ftuar për në SHBA, ftesën e kam pranuar. Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Me shumë kënaqësi unë do të vazhdoj kontaktet me SHBA duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltosë këtë betejë parimore.

 

Pyetje: E keni marrë vizën apo jo”?

 

Basha: Unë kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet një vizë do ta kërkoj dhje do ta marr.”

 

Por Berisha ka deklaruar se problemi I Bashës nuk është viza.

 

“Nuk thashe s ka vize, eshte tjeter viza eshte tjeter dosja perveluese. Gjekmarkaj do niset për në SHBA, ai u rikthye. Ju duhet të pyesni pse Rama të mbylli dosjen e rusëve.”

Përplasja e sotme mes dy ish-kryetarëve të PD Lulzim Basha e Sali Berisha tregoi se çarja e PD do të vazhdojë të thellohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *