Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha mohoi edhe njëherë se ditën e djeshme është hedhur gazlotsjellës nga brenda Partisë Demokratike.

 

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se dje është përdorur vetëm bombola që fik zjarrin dhe që lëshon pluhur të bardhë. Ai theksoi se në momentin që është hedhur gazi nga policia edhe ata që ndodheshin në kat të dytë të godinës janë ndjerë keq.

 

“Dua të refuzoj çdo akt dhunë që është kryer dhe distancohem nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu. Ata kishin ardhur me një qëllim, nëse kjo nuk kthehet në bunker për të duhet të shkatërrohet. Të derdhte gjak, e patë si eksitohej, e patë si qeshte edhe sot. U kthye në skenë e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është lojë e Ramës dhe Berishë. Gaz bardhi nuk ka lidhje me lëndë radioaktive. E patë që e vetmja gjë që kishim për tu mbrojtur ishin bombola zjarrfikëse. Ishin bombola me materialin që fik zjarrin. Po të shikonin dhe disa fatkeq që rrini në para tyre dhe zbardheshin nga pluhuri. Po kështu keni parë që kur polici ndërhyri me gaz ishte e tmerrshme, edhe brenda në godinë.

I shkau sot se unë kam nxjerrë armë natën se kishte frikë mos më kapte policia, tan o policia është me mua, ose… nuk dua të flas më shumë seç kam folur për ata të dy sot që mendojnë për mom3ntin s kjo dhunë mund të na ketë ndalur. Shumica e shqiptarëve nuk e duan më këtë gjendje”,-deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *