Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë një takim me Kryesinë e PD dhe grupin e kandidatëve për deputet.

 

Në takimin e mbajtur, kreu demorkat kërkoi angazhim maksimal nga çdo strukturë me qëllim që në protestën e 13 pillit të ketë një pjesëmarrje sa më masive.

 

Basha tha se e gjithë situata është në favor të opozitës së bashkuar dhe se ajo duhet të kthehet menjëherë në votë.

 

“Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta pasur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.”

 

Lideri demokrat pohoi edhe njëherë para gjithë grupit dhe anëtarëve të Kryesisë se kërsa e PD mbetet e pandryshueshme dhe se Rama duhet të largohet nga qeveria.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *