Lideri i opozitës Lulzim Basha ka këmbëngulur për rimbursimin e plotë të barnave anticovid nga qeveria.

 

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara, Basha ka vënë në dukje se shpenzimet për t’u shëruar nga koronavirusi janë të papërballueshme për familjet shqiptare.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD 

 

Rimbursimi i plotë i barnave për të gjithë ata mes jush dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë në procesin e kurimit ambulator pra që janë të detyruar të blejnë ilaçet dhe të kurohen në shtëpi, të gjithë e kanë problem edhe njerëz me dy të punësuar me rroga mbi mesataren e kanë problem të paguajnë mbi 1200-2000 euro shkon deri në 3000 euro në qoftë se marrin ilaçe më të rënda, imagjinoni kategoria e personave me invaliditet të plotë apo të pjesshëm që e kanë tërësisht të pa mundur me një pagesë prej 110 mijë lekë apo 147 mijë lekë dhe 78% e tyre sipas të dhënave janë kryefamiljarë me 5-6 anëtarë si do ta përballojnë këta faturën e kurimit. “

 

Basha ka theksuar se qeveria përveç rimbursimit të barnave duhet të rrisë numrin e testimeve e kapacitetet spitalore.

 

 

“Ndërkohë që po ndodh e gjithë kjo katastrofë shëndetësore dhe ekonomike. Ndërkohë që pasi e ka rrënuar ekonominë, qeveria dhe kryeministri, me indiferencën dhe mos marrjen e masave ndaj pandemisë bëhet bashkëpërgjegjës edhe për jetët e humbura, edhe për rritjen e numrit të infektimeve, kemi dhe një front tjetër i cili nuk është zhdukur, është fronti i të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje shëndetësore apo sociale.”

 

Kryedemokrati ka artikuluar premtime specifike për personat që janë me aftësi të kufizuara.

 

 

“Dyfishimi i paketës higjieno-sanitare, në veçanti për t’iu përgjigjur nevojave të shtuara financiare për të përballuar pandeminë, pagesat shtesë pra në këtë drejtim, paketën e ndihmës ekonomike e cila po kështu duhet të trajtojë mes jush që situata e pandemisë I ka goditur ekonomikisht duke i cënuar bukën e gojës jo më thjesht aftësinë për të blerë maska apo higjienizues apo siç ishte rasti i motrës suaj zonjë që ka kaluar COVID-in apo është duke kaluar COVID-in.”

 

Basha ka deklaruar se kur PD të marrë qeverisjen e vendit do të hetojë mënyrën se si janë shpenzuar të gjitha fondet publike dhe jo publike për personat me aftësi të kufizuara duke çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *