E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Raporti ODIHR-it rrëzoi votimet e 30 qershorit, regjimi tashmë i degraduar

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se raporti i ODIHR I rrëzoi votimet e 30 qershorit.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha i cilëson zgjedhjet jo vetëm si të paligjshme por edhe të vetë-vjedhura.

 

Reklamë

Më tej kreu demokrat paraqet edhe njëherë idenë se vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushteteuse dhe ekonomike mund ta shpëtojë vendin, sipas tij, nga autokracia, krimi dhe nga prapambetja.

 

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë