Subscribe

Një ditë pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për mediat, ku përsëriti qëndrimin e tij se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore”.

 

“Këtë tashmë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit. Blerje masive të votave, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, shkrirja në një e partisë në pushtet, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, keq përdorimi i aseteve publike, abuzimi me pushtetin, rritje fiktive e punësimeve në administratë për qëllime elektorale, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, përdorimi i fondeve të rindërtimit, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti e vijon thellohet kjo dramë sic ishte rasti i patronazhistit trafikantë droge. Ndryshimi i fletës së votimit që solli një numër rekord votash të plavefshme. Para dhe pas 25 prillit PD i ka denoncuar krimet zgjedhore. Kemi depozituar 185 padi në SPAK por prap në vijim të traditës së pandëshkueshmërisë së dosje 184 dhe 339, asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar. Sot hetimi për blerjen e votës, është një nga rekomandimet e OSBE si një prioritet për zgjedhje të lira”

 

Basha ka shprehur shqetësimin gjithashtu lidhur me lirimin nga burgu të Astrit Avdylit dhe 3 anëtarëve të tjerë të dosjes 339.

 

“Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët,as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet.  Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash? Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *