E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha-Ramës: Ke nëntë ditë që nuk po kupton shqipen, po të mbaron koha

Opinioni i Komisionit të Venecias ka përpalsur në distancë kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Lulzim Basha.

 

Në një postim në “Twitter”, Basha iu përgjigj qëndrimit të Ramës, duke e etiketuar këtë të fundit si hajdut që prej 9 ditësh nuk po kupton shqipen, jo më anglishten.

 

Reklamë

Duke shprehur vlerësime pë Venecian, Basha thekson se koha e politikanëve që janë mbi ligjin po mbaron.

 

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë