Basha: Rama sulmoi me gjuhë banditi ish-kryeministrin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të hedhura ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Basha thekson se Rama nuk ka më asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vertetë, por i ka ngelur që të flaës përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin
“Bashkqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vertetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!”




