E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama mbron përdhunuesit dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar

Qendrimi I Ramës në lidhje me dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali I deputetit Rrahman Rraja, ka sjelle reagimin e menjehershëm të Lulzim Bashës.

Kreu I opozitës akuzon Ramën se në vend që të mbrojë vajzën e dhunuar dhe jetime, I del në mbrojtjes sipas tij, përdhunuesve dhe krimineleve të grupit parlamentar socialist si Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Reklamë

Basha shkruan se krimi shteteror është një projekt personal I Ramës.

 

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë