Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit.

 

Kryedemokrati shprehet se Rama vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se me Ramanë kryeministër nuk do të kemi investime dhe as punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi.

 

“Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi. Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij. #HajdutiPsiqik #Ramaik #ShqipëriaSiEuropa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *