Basha: Rama i pandehuri i popullit, do shkojë para drejtësisë

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ai do të jetë në mbështetje të protestuesve në luftën e këtyre të fundit kundër qeverisë.
Në fjalën e mbajtur para protestueve, Basha tha se opozita nuk do e ndalojë luftën e saj kundër qeverisë që, sipas tij, ka lidhje me krimin.
Kreu i PD I bëri gjithashtu thirrje policisë që të mos zbatojë urdhërat e të pandehurit të popullit Edi Rama.
Ai tha se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është vetëm fillim pasi ai do të shkojë para drejtësisë.
Basha I bëri thirrje policisë që të ndalojë daljen e kryeministrit jashtë vendit.
Basha duke iu drejtuar nderkombetareve, u kerkoi ketyre te fundit qe te mos i kerkojne ate qe ata nuk do e pranonin per popullin e tyre.
“I them miqeve tane te SHBA se dhe ne e duam demokracine si Amerika. Por ne Shqiperi shteti eshte kapur nga krimi nuk ka demokraci. Rrugetimin tone do ta vazhdojme deri ne largimin e qeverise. Ne nuk jemi popull i dhunes por i lirise”




