E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama e Veliaj kanë humbur davanë, kanë frikën e karriges

Kryetari i Partisë Demokratike vijon të jetë në krahë të banorëve në zonën e Astirit, ku banorët prej ditësh protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre.

 

Në fjalën e tij për mediat kreu i opozitës, është shprehur se PD e kishte paralajmëruar prej kohësh aferën korruptive me projektin te ‘Unaza’, ndërsa për kryeministrin u shpreh se ai tashmë e ka humbur qetësinë prej protestave.

 

Reklamë

“Ka më shumë se 2 muaj që ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi. Është projekt vjedhje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës. Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash. Për të marrë këto para do shkatërronin shtëpitë e banorëve. Këta banorë  qëndruan ditë e natë këtu, dhe u përballën. Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges. Është ulur Rama kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vendosur si do vjedhin këtu. Gjithë këto vjedhje. Nuk ja dolën dot, se banorët qëndruan. Banorët e bashkuar përcaktuan triumfin e të vërtetës. Deshën t’i varrosin brenda 10 ditëve, po nuk ia dolën. Edhe kur këtu erdhën 1000 policë,  për të dhunuar banorët. Kush ka fuqi të qëdnrojë pas këtyre parave? Edi Rama, hajduti i kësaj afere. Ky është mësimi i protestës së Astirit, të protestës së studentëve. Për 48 orë e futën Ramën poshtë minderit. Por beteja nuk ka përfunduar”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike ka përgëzuar studentët në protestën e tyre dhe u ka bërë apel prindërve që ti mbështesin të rinjtë dhe fëmijet e tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë