Kryedemokrati Lulzim Basha nuk kurseu sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama pasditen e kësaj të enjteje.

Në rrjetet sociale, ai ktheu edhe një herë në vëmendje shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe akuzoi Ramën se e bëri gjithë këtë për të grabitur pronën publike.

Basha u shpreh se kriza ekonomike do të marrë zgjidhje vetëm pasi të largohet kryeministri.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve. I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *