E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha “qan” hallet me studentët në konvikt, recepsionistja tenton ta ndalojë/ VIDEO

Lideri i opozites Lulzim Basha ka takuar mbremjen e se martes studentet qe jetojne ne konviktet e qytetit studenti per te degjuar problemet dhe kerkesat e tyre.

 

LULZIM BASHA

 

Reklamë

Mbrëmë isha ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij vendi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga që kemi zgjedhur ne. Rruga e të dëgjuarit, rruga e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

 

Por vizita e kryetarit te PD, Basha eshte shoqeruar me nje incident pasi recepsionistja I ka kerkuar te dale jashte.

 

Edhe pse situata eshte zgjidhur, bashkia e Tiranes akuzoi lideri e opozites Basha per dhune ndaj recepsionistes dhe hyrje me dhune ne ambjentet e qytetit student duke paralajmeruar se do te beje denoncim ndaj tij.

 

Pas kesaj deklarate ka reaguar edhe lideri i opozityes Basha i cili ka theksuar se ndodhej ne qytetin student me ftese te te rinjve dhe askush nuk mund te pengoje nje kryetarin e PD te bashkebisedoje me qytetaret.

 

 

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart. Kjo në fakt është rruga tjetër. Rruga e frikësimit dhe kërcënimit të njerëzve për t’ju mbyllur gojën dhe për ti mbajtur të nënshtruar e nën kontroll.Për mua politikanët duhet të jenë shërbëtor të popullit, jo e kundërta. Prandaj nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike. Ju bëj thirrje atyre që kanë zgjedhur rrugën e kërcënimeve dhe intimidimeve që ti vënë gishtin kokës. Askush dhe asgjë nuk do ti ndalë njerëzit që të dëgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre.

 

 

Më shumë video

Reklamë