Subscribe

Kreu i demokraëve, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij për Reformën Zgjedhore. Fjala e tij nis me një thirrje për tejkalim ndasish ndaj çdo force politike dhe unifikim në këtë propozim të opozitës.

 

Ai theksoi se Kodi Zgjedhor aktual penalizon qytetarët dhe tjetërson vullnetin e tij.

 

“Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptare.

Kjo natyrisht është një punë e jashtëzakonshme që kërkon vullnet politik. Sot do qëndrojmë në një nga stacionet për çlirimin e politikës dhe ekonominë shqiptarë, që janë propozimet për reformën zgjedhore.

Ne shtrijmë sot dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme”, tha ai.

 

Qëndrimi i Bashës mbetet i njëjtë mbi ndryshimet që propozon në Kodin Zgjedhor. Listat e hapura dhe vetting-u i politikanëve, sipas tij, janë pikat themelore të reformës së propozuar.

 

“Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale.  Rëndësi të ketë barazi të votës”, shton Basha.

 

Ndër të tjera, Basha theksoi se duhet garantuar me çdo kusht vota e diasporës, e drejtë kjo, që sipas tij iu është mohuar emigrantëve prej dekadash.

 

Ai kërkoi gjithashtu që presidenti të zgjidhet nga vetë qytetarët, ndërsa eksponentët politikë të përfshirë në korrupsion apo që janë nën hetim nga drejtësia të largohen menjëherë nga politika.

 

“Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK”, tha ai.

 

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin, ishte një tjetër pikë e propozimeve të kryedemokratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *