Subscribe

Gara e 20 nëntorit per Bashkinë e Kolonjës nga opozita do te trajtohet si zgjedhje lokale e jo si beteje politike; dhe demokratet kane zgjedhur ti lëne fushe te lire aleatit te tyre partisë Agrare, duke u propozuar qytetareve te Kolonjës Dritan Hajron.

“Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë. Domosdoshmëri e qëndresës, refuzimit dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin. Dhe është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe, që po zmadhohet dita –ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët.”

Ndërsa kandidati Hajro ka kërkuar votën e qytetareve te Kolonjës pavarësisht bindjeve politike.

“Këto janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjeve politike. Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.”

Zgjedhjet per Bashkinë e kolonjës mbahen pas ndarjes nga jeta te kryetarit te kësaj bashkie Arben Malo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *