Subscribe

Lulzim Basha, doli para mediave pas takimit që pati me shefin e Misionit te FMN-se, Jan Kees Martijn.

Kreu I PD, tha se buxheti I planifikuar nga mazhoranca për vitin 2020 është një vjedhje e hapur në kurriz të qytetareve. Rritja e borxhit public sipas Bashës po ecën me ritme të frikshme ndërkohe që Rama vazhdon të ndajë paratë e qytetareve me oligarkët e tij.

Sipas liderit të selisë blu,  shqetësimet e PD janë konfirmuar edhe nga FMN. Ai tha se në buxhetin e ri 143  milion dollarë parashikohen ti jepen 13 oligarkëve.

 

Nëse buxheti që ka planifikuar qeveria do të kalojë, kjo përbën një vjedhje dhe një makutëri të qindra milionë dollarëve. Kjo do të coj në një thellim të krizës, qytetarët nuk kanë mundësi ti paguajnë, por do të rrisë borxhin publik. Lajmi i vetëm, i mirë që ndava me FMN është se opozita ka një plan për ta ndaluar dhe për ta nxjerrë  vendin nga kjo situatë. Ne do të ndalim këto koncesione. Të rikthejmë paratë tek qytetarët, tek studentët, tek qytetarët, fermerët dhe tek biznesi i vogël.  Do rikthejmë konkurrencën e vogël. Biznesi nesër do ta ketë në krah qeverinë për ta ndihmuar, jo siç e ka sot. Shqetësimi i tyre është se çfarë proçke do të na bëjë qeveria dhe sa gjoba do paguajmë sot për të mbijetuar. Do vënë nën kontroll borxhin publik, i cili ka dalë totalisht jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *