Subscribe

Protesta e banorëve të Unazës së Re vijon në mbështjetje të liderrit të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili prej ditësh është i pranishëm në këtë protestë.

 

Ata kanë bllokuar sërish rrugën këtë të dielë për disa minuta, si çdo ditë, ku përveç liderit demokrat të pranishëm kanë qenë dhe disa deputetë opozitarë.

 

Në fjalën e tij Basha ka theksuar se qytetarët kanë dalë për të mbrojtur shtëpitë e tyre kundër vjedhjes prej 40 mln euro për 2 km.

 

Sipas tij në këtë projekt janë konsumuar dy krime; i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë te i fundi te ARRSH, vjedhja është provuar. U zbulua skandali i pastrimit të parave.”

 

Elementët e kësaj afere të çojë te Afrim Qendro, njeriu më i besuar i Ramës prej 1998, është krahu i djathtë. Është përfshirë policia bashkiake që ka shkatërruar banesat, agjencia e prokurimit, QKB që ka regjistruar kompaninë, bashkia e Tiranës për të mbuluar vjedhjen ka përshpejtuar shembjen e banesave, duke i korruptuar banorët, që gjoja i prishën vullnetarisht. Rama e ka bërë këtë pazar me 3 kompanitë, megjithatë ka edhe prokurori. Prej një viti Rama kapi prokurorinë, Arta Marku ka gjashtë javë që hesht.”

 

Në vijim të fjalës së tij, kreu demokrat paralajmëroi se në dy ditët në vijim do të nxjerrë dokumente të tjera që sipas tij zbulojnë një tjetër skandal.

 

“Këtu është manipuluar plani urbanistik i Tiranës për ti hapur rrugë një skeme kriminale. Po mbledhim të dhëna zyrtare që tejkalon 40 mln eurot. Këtu vidhet dyfish, 40 mln euro nga buxheti dhe dhjetëra të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj ku do të pastrohen paratë e drogës. Rama dhe Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës, që eksponentët e krimit të pastrojnë paratë e drogës. Brenda dy ditëve do të keni në dispozicion dokumentet zyrtare. Pjesa e dytë e kësaj afere, akoma më e madhe se e para”.

 

Gjithashtu Basha ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin studentët dhe të bëhen pjesë e protestës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *