Fushtën elektorale, Lulzim Basha, këtë të premte, e ka zhvendosur në Kukës.

Duke premtuar se da ta kthejë Kukësin në kryeqendrën e verilindjes, kreu i demokratëve u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka diskriminuar për tetë vite.

Ai u zotua se do të hapë edhe një inkubator të teknologjisë dhe informacionit, në bashkëpunim me një universitet në Austri.

“Për 8 vjet, qeevria dhe kryeministri në ikje e kanë shkelur Kukësin em këmbë, duke e shkatërruar ekonomitë tuaja familjare, ju kanë nëpërkëmbur, tallur.I ka bërë hesapet gabim, ora po vjen. Dita e ndryshimit. Për 8 vjet kam qenë në mesin tuaj, në rrugët e këtij qyteti, në shtëpitë tuaja, në zhëgun e llambës e ngricën e dimrit, e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin. Më 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë që kuksianët dhe bijtë e tyre do të jetojnë me dinjitet, këtu në Kukësin tuaj, në Kukësin tuaj. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë pagadinjitoze. Që vjën nga një ekonomi që prodhon, hap vende pune. Shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi. Ju jap fjalën një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës.”

Gjatë vizitës së tij, lideri demokrat u ndal edhe tek memoriali i poetit Havzi Nela, ku vendosi një buqetë me lule në nder të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *