Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, këtë të diel ka qenë në Mirditë ku sërish ka ritheksuar faktin se si opozita do ti përgjigjet mesazhit për ndryshim të 30 Qershorit.

 

Në fjalën e tij kryedemokrati është shprehur se Preokupimi i vetëm i Edi Ramës është si të grabisë, si të vjedhë. Është një hajdut psiqik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

 

 “Preokupimi i vetëm i Edi Ramës është si të grabisë, si të vjedhë. Është një hajdut psiqik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. E gjithë qeverisja e tij është vetëm për vjedhje e grabitje. Ai nuk ka asnjë politikë tjetër, prandaj ka vënë grabitjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit në themel të vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve.”

 

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 Qershori ishte një mesazh besimi për PD, besim që erdhi si rezultat i sakrificave dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve.

 

“Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale.”.

 

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerezve.

 

“Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime parttake, edhe për socialistët, për të gjithë. Ne jemi gati t’u tregojmë shqiptarëve rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *