E premte, 23 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Nuk ka negociata as në 2019 pa luftuar krimin e korrupsionin

 

Lulzim Basha vazhdon akuzat e tij ndaj Kryeministrit Rama si të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Reklamë

 

Gjatë një konference për shtyp, kreu I PD reagoi ndaj fotos së publikuar në facebook nga Taulant Balla ku ai shihej në krah të njerit nga personat e akuzuar për 3.4 milion eurot e gjetura në makinën Toyota Yaris.

Reklamë

 

“ KJo është faza e fundit e narkoshtetit, shkojnë dhe akuzojnë denoncuesin. Kryeprokurorja Arta Marku është e kapur. Taulant Balla tregoi edhe një herë tjeter se është I kapur nga banda e Elbasanit. Sot ne na duhet një sistem që të mos mbrojë me politikanet e korruptuar sic ka bërë Edi Rama me Tahirin dhe Xhafajn.Përsa kohe do të kemi një ish minister të brendshëm të lidhur me drogen, nuk do të ketë negociata me BE-në. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin të jeni të sigurtë se edhe vitin tjeter nuk do të ketë hapje të negociatave.”

 

Basha gjithashtu tha se do të kundërshtojë projektligjin e miratuar nga këshilli I ministrave për godinën e Teatrit Kombëtar dhe për këtë gjë do ti kërkohet ndihme presidentit  Meta por një opsion janë edhe protestat.

 

Droga dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat dhe as kanë për t’iu hapur as në 2019-ën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë