Subscribe

Lulzim Basha i cili mban logon dhe vulën e Partisë Demokratike ka propozuar një amendament në ligjin për amnistinë penale, amendament i cili synon të falë demokratët që janë dënuar apo po hetohen për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protestat e thirrura nga opozita.

Por amendamenti që u prezantua nga Enkelejd Alibeaj në komisionin e ligjeve vendos një afat kohor për amnistinë. Duke i ndarë protestuesit në demokratë të Bashës dhe demokratë të Berishës, Alibeaj propozon të falen vetëm ata që kanë protestuar nga viti 2018 deri në vitin 2020, edhe pse ka demokratë që po ndiqen penalisht e që kanë protestuar nën lidershipin e Sali Berishës.

“Amendamenti i paraqitur nga PD synon të rregullojë situatën kategorike specifike të qytetarëve të cilët kanë rënë në konflikt me ligjin për një arsye politike dhe për qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga Partia Demokratike dhe aleatët politik të saj në një periudhë që sipas ekspertëve tanë kanë bërë, nga 1 tetori i vitit 2018 deri në 31 dhjetor të vitit 2020.”

Nëse e sheh me vëmendje amendamentin, Enkelejd Alibeaj propozon të falen vetëm demokratët që kanë marrë pjesë në tubime e protesta. Por Lulzim Basha ka harruar dhjetëra demokratë që duke zbatuar vendimin e tij, tentuan të bllokonin zgjedhjet lokale në vitin 2019. Në atë periudhe demokratët që dëmtuan materialet zgjedhore e kryen disa veprime të tjera kundër procesit elektoral u ndoqën për veprën pengim i zgjedhjeve, një vepër kjo që nuk përfshihet në amendamentin e amnistisë të propozuar nga Basha

“Mbetet fakt se një numër i lartë i qytetarëve janë proceduar penalisht për veprat penale të tilla si: shkatërrim i pronës, shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore, kundërshtimin e punonjësit të policisë, kundërshtimit për shkak të detyrës dhe shkeljes së rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse, të parashikuara këto respektivisht nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282 të kodit penal.”

Amnistia kërkon 84 vota për tu miratuar dhe në emër të qeverisë ministri Ulsi Manja sqaroi se ka vullnetin për të siguruar konsensusin më të gjerë

Amendamenti i Alibeajt nuk është i vetmi që vjen nga opozita, pasi edhe Ferdinand Xhaferri ka propozuar një të tillë, nga i cili përfitojnë të gjithë protestuesit demokratë deri në 31 dhjetorin e vitit 2023./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *