Prej dy muajsh kryetari i PD Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria rimbursimin e barnave anti-Covid e për te ilustruar nevojën për ndihmën e shtetit ai ka thirrur qytetarët, të cilët kanë rrëfyer sa u ka kushtuar mjekimi kundër virusit.
Basha ka renditur tek masat emergjente qe duhen marre rritjen e numrit te testimeve dhe ndihme për qytetaret qe preken nga Covid-19 pasi duhen nga 70 mijë në 200 mije leke për tu kuruar nga kjo sëmundje.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“Po atëherë, pyetja shtrohet, këta njerëz si kurohen? Në mëshirë të kujt janë lënë?Në mëshirë të fëmijëve, në mëshirë të fatit? Po ata që nuk e kanë mundësinë, se nuk i kanë fëmijët emigrantë? Po ata që nuk e kanë mundësinë të marrin borxh?A të shënojnë emrin në listën e farmacisë, se farmacitë janë bërë me lista, edhe para COVID-it? Kjo do të thotë t’i dënosh njerëzit e tu me vdekje. Dhe për këtë po, fajin e ka kryeministri, fajin e ka qeveria”
Nga ana tjetër Basha ka ngritur alarmin për situatën ne spitale.
“Fati tragjik i gjithëve ne të tjerëve që nuk e kemi kaluar dhe i shumicës dërrmuese që janë në pamundësi ekstreme ekonomike është që në momentin që flasim kapacitetet spitalore janë realisht të mbingarkuar në çdo aspekt, mbingarkesë e mjekëve, mbingarkesë e infermierëve.”
Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan për tu përballur me këtë pandemi.
“Asnjë plan nga ana e kryeministrit, asnjë masë për të ndihmuar njerëzit. Se shumë prej njerëzve do ta kalojnë në shtëpi. Detyra e qeverisë është që këta që e kalojnë në shtëpi, mos t’ju mungojnë barnat. Detyra e qeverisë është që të paktën sëmundja, që është një e keqe në vetvete mos të kthehet në një mallkim të dyfishtë dhe t’i shkatërrojë fare ekonomikisht familjet shqiptare që edhe kështu, edhe pa sëmundje, ekonominë e kanë më të rrënuarën në Ballkan, më të rrënuarën në Europë.
Sipas Bashës qeveria duhet t’i orientojë fondet e buxhetit të shtetit drejt shëndetësisë pasi situate është e vështirë.