Subscribe

Ndryshimin që do të vijë me PD në pushtet do ta ndjejë çdo familje, sipas kryedemokratit Lulzim Basha. Gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Peqinit, Basha premtoi se pas katër vitesh do të rikthehet për të shijuar bashkë me ta kushtet më të mira të jetës.

 

“Katër vite ardhshme do të jenë vitet e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin. Heshtja që ka pllakosur, zbrazëtia e dyqaneve, shpunësimi, dëshpërimi i fermerëve do të marrin fund. Këtu do të kthehem te kulla e sahatit si kryeministri juaj i ardhshëm për të shijuar së bashku punësimin, mirëqenien, rritjen e të ardhurave dhe ndryshimin që do të përfshijë çdo familje të Peqinit, të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë!”

 

Duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, lideri i opozitës ftoi qytetarët të bashkohen me PD.

 

“Sot kam ardhur t’ju them, 8 vite jua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit që më shumë se çdo gjë tjetër vlerësojnë dinjitetin dhe respektin, njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme në një  zonë kaq të bukur dhe të pasur siç është Peqini ku stresi psikologjik, varfëria  kronike, papunësia i kanë shkatërruar ekonomitë familjare  dhe kanë larguar mijëra të reja dhe rinj në emigracion. E pra, sot kam ardhur t’ju them le të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimit po afron. Peqini do ndryshim, Elbasani do ndryshim, Shqipëria do ndryshim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *