E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha nga Kukësi: Emigrimi, oferta e vetme e kësaj qeverie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të premte një takim me qytetarët e Kukësit.

 

Kryedemokrati shkruan se qyteti është varfëruar dhe harruar nga qeveria, ndërsa thekson se të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar dhe jetuar. Sipas tij, emigrimi është oferta e qeverisë dhe jo zgjedhja e të rinjve.

 

Reklamë

Mirëpo, pavarësisht problemeve të shumta me të cilat përballet Kukësi, lideri i PD-së nënvizon se të rinjtë e pritën me zemrat plot me shpresë për ta ndryshuar realitetin.

 

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj”

Vazhdo të lexosh

Reklamë