Subscribe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është zhvendosur këtë të mërkurë në Ndroq, ku u takua nga afër me fermerët e zonës.

Përmes një video-live në “Facebook”, lideri demokrat solli në vëmendje shqetësimin e banorëve për rrugën e keqe, duke thënë se është një problem me të cilën banorët përballen çdo ditë.

Basha tha se fermerët nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe nuk kanë asnjë garanci që prodhimet e tyre t’i nxjerrin në treg. Ndërsa, premtoi se kur të vijë në pushtet do të ulë taksat për fermerët dhe do i ndihmojë me grante nga shteti.

“Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe për 7 vite më radhë, shumica e fermerëve as e kanë dëgjuar subvencionin, jo më ta marrin atë. Nga ora 5 e mëngjesit kultivojnë prodhime sipas zonës dhe kur vjen puna nuk kanë asnjë garanci ta nxjerrin në treg apo të lajnë koston e prodhimit, jo më të punës.E tillë është situate këtu në Kalaç të Ndroqit ku jemi maksimumi 3 km në vijë ajrore larg nga kryeqytetit”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *