Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar ku ka diskutuar për vijimin e aksionit opozitar.

 

Sipas informacioneve, gjatë mbledhjes së grupit, kreu demokrat u ka kërkuar deputetëve që të bëhen gati pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë shumë shpejt.

 

Basha ka paralajmëruar gjithashtu deputetët se shumë shpejt do të dalin në dritë të tjera skandale të qeverisë.

 

“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sevc e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”

 

Sakaq, duke u ndalur tek akzuat e bëra në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, Basha tha para deputetëve se është sugjeruar nga grupi hetimor arrestimi i Vangjush Dakos, por sipas tij, një gjë e tillë nuk është bërë nga Prokuroria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *