Në ditën e tretë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu demokrat ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Vlorës.

 

Duke mos kursyer akuzat e sulmet ndaj qeverisë, Basha u bëri apel të rinjëve që të marrin në dorë fatet e verndit. Për Bashën, emigracioni nuk është zgjidhje pasi asnjë vend I huaj nuk mund të bëhet streha e shqiptarëve.

 

“Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë. Emigracioni nuk është zgjidhja. Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë”

 

I ndlur tek këto çështje, lideri demokrat akuzoi kryeministrin se ka dështuar me rininë pasi po e detyron atë që të braktis vendin.

 

“Në Shqipëri klima për biznesin është toksike. Rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri. Rinia është dështimi më i madh i këtij kryeministri, ndaj rinia është grupmosha që po i drejtohet më shumë emigracionit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *