Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e FRPD në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se ka ardhur koha që fjalët të ndahen nga veprat duke i bërë vend rinisë e duke larguar ata politikanë që mbajnë karriget me thonj.
“Shkëlqimi në sytë e mi është për dy arsye: Kur shikoj shpresën që rrezaton në sytë tuaj dhe e dyta se do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër. Shikojeni rininë e Partisë Demokratike, plot me besim, vendosshmëri në kohë të vështira për Shqipërinë. I kam sytë e qeshur e plot shpresë. Ka ardhur koha t’i ndajmë fjalët nga veprat. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Por si? Kur dikush që ka gjithë jetën në politikë e nuk largohet, e mban karrigen me thonj. Ata bien dakord për çdo gjë e nuk bien dakord për vettingun e politikanëve sepse nëse bëhet karriget në parlament do të boshatisen. Nuk jemi këtu për të mbajtur fjalime, jemi sepse ju besoni që kur karriget që u takojnë rinisë, 1 mijë herë më shumë se sa jeni në këtë sallë nuk do të mendojnë të ikin. Që forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë dëshmia e parë është PD”– tha Basha.