Kryetari i Partisë Demokratike u zotua para fermerëve të Kukësit se do të kenë mbështetjen e qeverisë kur drejtimin e saj ta marrë opozita. Lulzim Basha u ndal këtë të shtunë në Novosej dhe Shishtavec, ku u njoh me shqetësimet e fermerëve. Ata u ankuan se jetojnë me shumë vështirësi dhe se nuk kanë treg për të shitur pataten.

 

 “Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë. Është mëkat I dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajmë as shpenzimet që ju keni hedhur për ta rritur këtë patate. Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj. Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët. Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion, ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme”, u premtoi Basha atyre.

 

Kurse në Shishtavec, lideri demokrat deklaroi se opozita nuk do të bëjë mrekulli kur të vijë në pushtet, por vetëm do të garantojë përkrahje pë rata që janë në vështirësi.

 

 “Nuk do të bëjmë mrekullira, por kur e ke qeverinë në krah dhe jo duke gërrmuar xhepat, por duke të ndihmuar me aq sa mundet, të jesh i sigurt që gjërat do të jenë mirë për të gjithë këtë familje të madhe. Sepse qeveria është një familje e madhe. Kështu që të garantoj, do kesh përkrahje. Do keni përkrahje, do keni mbështetje nga qeveria e ardhshme. Gjërat do të ndryshojnë, kështu që të jemi bashkë se e di që është kohë e vështirë kudo, por ndryshimi është ai që iu thashë, prindi që kujdeset për fëmijën dhe prindi që nuk kujdeset për fëmijët, qeveria që kujdeset për qytetarët apo qeveria që e ka mendjen te vetja e vetë. Ka ardhur koha të kemi një qeveri në krahun tuaj, t’iu mbështes, t’iu përkrah, të bëjë gjithçka për t’ua bërë më të lehtë jetën, jo më të vështirë. Kjo do të jetë qeveria që do të vijë. Unë ju jap fjalën që në çdo aspekt do kemi sy për të parë, vesh për të dëgjuar problemet tuaja dhe së bashku do bëjmë maksimumin për t’i zgjidhur”, tha Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *