Anëtari i PD, Julian Deda ka reaguar pas një postimi të kreut të PDm Lulzim Bashës në rrjetet sociale, për liberalizimin e vizave në 15 dhjetor 2010.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda shkruan se Basha po mburret me punët e Berishës. Sipas Dedës, “liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur Basha shkonte si çerr pas Sali Berishes, për të dalë në foto me të”.

 

“Hidhini një sy facebookut të Lul bravës, po mburret me punët e Doktorit. Liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur ti i shkoje si çerr Sali Berishes nga prapa për të dalë në foto me të. Pastaj ai të merrte përdore dhe të jepte merita që ti kurrë nuk i meritove. Kështu ndodhi edhe kur hymë në NATO, merita jote e vetme është se me buzëqeshjen tende (false) shërbeje shumë mirë si sfond i një njeriu të suksesshem. Liberalizimi i vizave është vërtetë një ngjarje e madhe, nje kulm historik, por mos e bëj pis, mor pis..!”-shkruan Julian Deda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *